YouTube me dizajn të ri të faqes
Shërbimi më i famshëm për video, YouTube, i cili së fundmi prezantoi drejtoreshën e re Susan Wojcicki, njërën ndër punëtorët e para të Google, tani do të pësojë disa ndryshime dhe do të sjell risi në shërbim.
Përveç ndërfaqes së re të cilën YouTube e ka sjell së fundmi, mund të vërehet se tani ka disa ndryshime edhe në klasifikim e playlist’ave.
Në menynë e kontrollit në të majtë tani mund të shihen playlist’at që tregojnë videot e preferuara, historinë e kërkimeve, dhe listat e personalizuara të përdoruesit.
Menjëherë pas kësaj, është pjesa që tregon kanalet në të cilat është regjistruar përdoruesi dhe pamja e tyre është e minimizuar në varësi të rezolucionit të ekranit.
Në njërën prej porosive të YouTube për dizajnin e ri thuhet se “shërbimi tashmë ka pamje të re, e cila synon të ju ofrojë kontrollë të plotë mbi atë që ju dëshironi të shikoni“.
Dizajni i ri do të arrijë tek të gjithë përdoruesit për vetëm pak ditë, dhe vlerësimi ynë është që pamja e re e YouTube por edhe funksionet e reja në shërbim e bëjnë atë shumë më të përshtatshëm dhe tërheqës për ta përdorur edhe pajisje të ndryshme mobile, të cilat kanë rezolucion të ndryshëm apo madhësi të ndryshme të ekranit.
Gjithashtu ne Eskluzive
Me te Shkarkuarat
Kategorit
Online
Foto Lajm
Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ka treguar aftësitë prej kameriereje duke mbajtur në duar disa gota plastike, disa shishe dhe njëherësh ka folur në telefon. Foto: FameFlynet