Gold AG thirret nga policia, i dyshuar për vepër penale (Foto)
Reperi i njohur shqiptar, Golg AG, i cili shkaktoi një sërë polemikash me videon e tij të fundit “Shqiptar”, ka marrë thirrjen nga policia për t’u paraqitur si i dyshuar.
Në thirrjen që e ka bërë publike vet reperi në faqen e tij në Facebook, shkruan se ai duhet të paraqitet në polici nesër më 27 shkurt në ora 9:00 të mëngjesit në stacionin policor.
Lexo më shumë: “Shqiptar”, shikohet mbi një milion herë (Video)
Gold AG është thirrur nga policia si i dyshuar lidhur me rastin e veprës penale të nxitjes së urrejtjs, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Mbetet të shihet nëse reperi do t’i përgjigjet kësaj thirrje të nesërmen, por një gjë është e sigurtë – ai ka shkaktuar ndoshta më shumë polemika se sa që është pritur me videoklipin e ri “Shqiptar”.
Në këtë video ai fyen personalitete publike duke filluar nga presidentja, Atifete Jahjaga e deri te këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu.
Gjithashtu ne Eskluzive
Me te Shkarkuarat
Kategorit
Online
Foto Lajm
Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ka treguar aftësitë prej kameriereje duke mbajtur në duar disa gota plastike, disa shishe dhe njëherësh ka folur në telefon. Foto: FameFlynet