Gold AG merret në pyetje nga policia (Foto)
Reperi Gold AG është marrë në pyetje nga policia e Kosovës për shkak të gjuhës së përdorur dhe shprehjeve fyese ndaj disa fytyrave të skenës politike kosovare në një këngë të tij të fundit.
Djaloshi nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë, së fundi ka lansuar këngën “Shqiptar”, ku mes tjerash tall presidenten Atifete Jahjaga, politikanët Berat Buzhala, Ragmi Mustafa dhe Dardan Gashi, si dhe ish-këshilltarin e presidentes, Ilir Deda.
Sot ai ka vizituar stacionin e policisë në Prishtinë, ku është thirrur si i dyshuar për veprën penale nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, siç shihet nga fotot e realizuara nga Telegrafi, ishte i shoqëruar në stacionin policor edhe nga avokati i tij Haxhi Millaku.
Gjithashtu ne Eskluzive
Me te Shkarkuarat
Kategorit
Online
Foto Lajm
Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ka treguar aftësitë prej kameriereje duke mbajtur në duar disa gota plastike, disa shishe dhe njëherësh ka folur në telefon. Foto: FameFlynet