Pheme, detektor i gënjeshtrave për rrjetet sociale


Pheme, detektor i gënjeshtrave për rrjetet socialeNjë detektor i gënjeshtrave për rrjetet sociale është duke u krijuar, si përpjekje për t’i verifikuar thashethemet në internet. BBC thotë se sistemi do t’i analizojë postimet në kohë reale, dhe do të vlerësojë nëse postimi në internet është i vërtetë. Funksioni i ri gjithashtu do ta identifikojë nëse llogaritë në rrjetet sociale janë krijuar vetëm për të përhapur informacion të rremë. Qëllimi i këtij shërbimi është që tu ndihmojë organizatave, qeverive dhe shërbimeve emergjente që të përgjigjen në mënyrë më efektive ndaj ngjarjeve. Projekti u nis nga një hulumtim i bazuar në përdorimin e mediave sociale gjatë trazirave në Londër, në vitin 2011. Të dhënat u analizuara do të përfshijnë postimet në Twitter, komentet në forume të kujdesit shëndetësor dhe komentet publike në Facebook. Shërbimi do ti kategorizojë burimet e informacionit për të vlerësuar autoritetin e tyre. Temat e listuara në këtë shërbim, përfshijnë lajmet, gazetarët, ekspertët, dëshmitarët okular, publikun e gjerë dhe “bots” - llogaritë që automatikisht gjenerojnë pastime në rrjetet sociale. Projekti i cili është emëruar sipas karakterit mitologjik grek - Pheme - i njohur për përhapjen e thashethemeve, do të zgjasë për tri vjet. Në krijimin e tij janë përfshirë pesë universitete.

Lajmet e Reja