Paçarizi përfaqëson Kosovën
Arkitekti i njohur kosovar Gëzim Paçarizi do të jetë Kurator i Pavijonit të Republikës së Kosovës në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienalen e Venedikut. Emërimi i Paçarizi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Veton Firizi, bazuar në vendimin e mëhershëm të ministrit Memli Krasniqi për pjesëmarrjen e Kosovës në Bienalen e Venedikut në Ekspozitën e Arkitekturës. “Kuratori ka për detyrë ta ideojë, zhvillojë dhe implementojë konceptin e ekspozitës. Kuratori duhet të ketë gatishmëri që të punojë për së afërmi me Komisionarin për ta zbatuar konceptin në ekspozitë dhe është autori i idesë dhe konceptit të ekspozitës”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga MKRS-ja. Ndryshe ditë me parë Ron Arad, një nga arkitektet më të njohur në botë, është emëruar Këshilltar Special i Pavijonit të Kosovës në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, e cila do të mbahet këtë vit. Vendimin për emërimin e tij e ka marrë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi. Shpenzimet për realizimin e ekspozitës do t’i mbulojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke përfshirë edhe koordinimin e donacioneve të mundshme. MKRS po ashtu është edhe komisionere e Pavijonit. Kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë në Bienalen e Venedikut, dhe hera e dytë në Ekspozitën e Arkitekturës. Gëzim Paçarizi ka studiuar në Prishtinë dhe Gjenevë për Arkitekturë. Ai ka disa vjet që punon në Zvicër në fushën e arkitekturës e po ashtu edhe në Kosovë. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare të arkitekturës dhe konferenca të ndryshme.
Gjithashtu ne Eskluzive
Me te Shkarkuarat
Kategorit
Online
Foto Lajm
Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ka treguar aftësitë prej kameriereje duke mbajtur në duar disa gota plastike, disa shishe dhe njëherësh ka folur në telefon. Foto: FameFlynet