Gjykata refuzon kërkesën e djalit të Sali Berishës


Gjykata refuzon kërkesën e djalit të Sali Berishës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të djalit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për heqjen nga ueb-faqja e gazetës Zëri tekstin ku thuhet se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, së bashku me biznesmenët serbë Vuk Hamovic dhe Damir Fazlic, kanë penguar ndërtimin e linjës së Interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

Përndryshe në korrik të vitit 2012 djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Berisha, përmes dy avokatëve të tij, Artan Qerkimi dhe Korab Sejdiut, të cilit para pak ditësh iu është marrë licenca, patën paditur ish-kryeredaktorin e gazetës Zëri, Astrit Gashin, dhe gazetarin, Enis Veliu, për tekstin “Sali Berisha me mafinë serbe kundër Kosovës”.
Përmes padisë në atë kohë Berisha kishte kërkuar nga gazeta Zëri 100 mijë euro dëmshpërblim për dëmin moral që iu është shkaktuar.

Lajmet e Reja