Ferizaj, mësimdhënëseve nuk do tu ndalet paga për shkak të tatimit
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka tërhequr vendimin me të cilin, punëtorët e institucioneve arsimore në komunë, do të mund të përballeshin me ndalesën prej 30 për qind të borxhit të tatimit në pronë, nga paga që ata marrin. Vendimin ai e kishte arsyetuar me shumën e lartë të borxheve, por kjo kishte shkaktuar reagimin e sindikatës së arsimit dhe subjekteve opozitare. “Nuk do të ketë ndalesë, sepse është fjala për një apel që u është bërë punëtorëve të institucioneve e që kanë obligime të pashlyera ndaj shtetit, në këtë rast komunës”, ka thënë Sfarqa. Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për një shumë të lartë të borxheve që është akumuluar vit pas viti dhe që arrin deri në gjashtë milionë euro, pa llogaritur edhe afro dy milionë euro të grumbulluara viteve të fundit. “Unë respektoj mendimin e tjerëve dhe reagimet e tyre, por obligimet ndaj shtetit duhet shlyer. Kur një qytetar i rëndomtë paguan taksat, a thua përjashtim duhet bëjë ai që merr pagë nga shteti. E dimë se nuk mund të ekzekutohet ky vendim për shkak të pengesave administrative, por në esencë është arritur një sensibilizim i tatimpaguesve për të përmbushur obligimet që kanë ndaj shtetit”, ka thënë numri një i Ferizajt. Tërheqja e vendimit, është përshëndetur nga kryesindikalisti, Rexhep Sadiku. “Nëse e ka tërhequr vendimin, mendoj se është një lajm i mirë”, ka thënë prerë Sadiku. Më herët gjatë ditës, kryesindikalisti Sadiku, Mustafë Grainca nga PDK dhe Ibrahim Hyseni nga AKR, vendimin e kishin quajtur arbitrar dhe antiligjor.
Gjithashtu ne Eskluzive
Me te Shkarkuarat
Kategorit
Online
Foto Lajm
Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ka treguar aftësitë prej kameriereje duke mbajtur në duar disa gota plastike, disa shishe dhe njëherësh ka folur në telefon. Foto: FameFlynet